Të reja nga “Molla”

Steve, i veshur me xhinse dhe bluzen e tij karakteristike gjysmëgolf të zi prezantoi produktin e ri që ngjason me një iPhone të madh. Ipad është një objekt midis një smartphoni dhe një kompjuteri portativ. Jobs e ka cilësuar produktin si “magjik dhe revolucionar”. I ulur në një kolltuk të bardhë ai i ka treguar publikut disa nga potencialet e Ipad‐it. Kështu ai gjatë demostrimit u lidh me faqen e New York Times, me blogun Bits që transmetonte eventin e prezantimit live, për të kaluar më pas tëk Time Magazine. Veç të tjerash Jobs ka anonçuar edhe shitjen e 250 milion iPod‐ëve.

Advertisement