Të pastrosh me kolinoz

Sigurisht që për këto përdorime dytësore duhen përdorur kolinozë jo fort të shtrenjtë duke evituar shpenzime dhe shpërdorime të kota. Ja dhe 10 metoda origjinale për të përdorur kolinozin në shtëpi për gjëra të tjera.

Telefoni celular: Shpesh ekranet e celularëve përfundojnë të gërvishtur e të shkatërruar. Kështu me gisht dhe pak kolinoz mund të fërkoni pak ekranin e celularit. Më pas shpëlajeni nëpërmjet një lecke të lagur dhe të thatë. Do të shihni që ekrani do të përmirësohet. Kjo metodë mund të përdoret edhe në orat me xham kristali.

Advertisement

Argjendurinat dhe tunxhi: Me një furçë të butë fërkoni me kujdes sipërfaqet e këtyre objekteve. Më pas shpëlajini dhe pastrojini me një copë të butë dhe të thatë.

Thonjtë: Për t’i dhënë shkëlqim natyral thonjve zgjidhja mund të jetë pikërisht pak kolinoz dhe një furçë e butë. Jepini një lustrim pa e ekzagjeruar. Do të shihni se do të shkëlqejnë për mrekulli. Ndërkohë një kolinoz zbardhues, mund të heqë atë ngjyrën e verdhë që marrin thonjtë nga përdorimi i tepërt i manikyrëve.

Mavijosjet: Kjo mënyrë është me të vërtetë fantastike për personat që vriten e nxihen kollaj. Përpara se të bini në gjumë, vendosni një përzierje paste dhëmbësh dhe locioni për lëkurën dhe vendoseni në vëndin e nxirë. Vendosini një fashë apo një leukoplast në mënyrë që përzierja të mos bëjë pis çarçafët. Këtë veprim përsëriteni për 2 – 3 net dhe do të shihni që të nxirat që zakonisht zhduken për 2 – 3 javë do të zhduken shumë më shpejt.

Xhel për flokët: Pasta e dhëmbëve përmban polimere që treten në ujë, njësoj sikurse produktet xhel për flokët. Pak pastë dhëmbësh mund të përdoret mjaft mirë si xhel flokësh.

Dushi: Edhe dera e kabinës së dushit është një sipërfaqe ku mund të përdorim kolinozin. Lagni një sfungjer dhe pastroni shenjat e ngelura me pak pastë dhëmbësh zbardhuese. Pastrojeni derën me lëvizje rrethore dhe lërini pak kohë përbërësve që të veprojnë. Pastaj shpëlajeni kabinën e dushit dhe do shihni që do të shkëlqejë për mrekulli.

DVD-të dhe CD-të: Mund të eliminoni të gërvishturat apo njollat në sipërfaqet e këtyre objekteve duke aplikuar një shtresë të hollë kolinozi. Fërkojeni në mënyrë delikate dhe shpëlajini e më pas shkëlqejini me një copë pambuku.

Duart: Një sasi e vogël paste dhëmbësh mund të eliminojë erën e keqe të qepëve, peshkut, hudhrës apo ushqime të tjera që lënë aromën e tyre në duart tona.

Makina: Për gërvishtjet në makinën tuaj mund të evitoni rregullimet shumë të shtrenjta. Edhe këtu pasta e dhëmbëve mund të n’a ndihmojë. Aplikoni një sasi të vogël të saj në një sfungjer të njomur dhe fërkoni me lëvizje rrethore. Bëni kujdes kur t’a thani makinën, mos e fërkoni shumë fort pasi mund të dëmtoni bojën.

Djegiet: Nëse digjeni me një tigan të nxhehtë psh. zonën e përvëluar vëreni nën ujin e ftohtë në mënyrë që të ulen temperaturat e lëkurës. Pas kësaj përhapni pastë dhëmbësh në vendin e djegur deri në momentin që lëkura e djegur ftohet plotësisht. Më pas vendosni një krem ushqyes e qetësues, psh. me aloe vera.