Të mërzitur me Amal Clooney…

Veshjet e dasmës së Amal Alamuddin ka kohë që janë cuar në pastrim kimin, ndërsa varkat që sollën Matt Damon, Emily Blunt, dhe Cindy Crawford në dasëm i janë rikthyer xhirove të tyre rutinë me turistë.

Por, edhe një herë martesa Alamuddin-Clooney rikthehet në qëndër të vëmendjes, pasi Alamuddin nuk është më Alamuddin. Dje, profili i 36 vjecares në faqen e zyrës juridike ku ajo punon ka pësuar një update.
Mbiemri i avokates ka ndryshuar.
Që prej atij momenti, faqja është vizituar aq shumë sa që tani shfaqet vetëm një ekran i bardhë ku lexohet “504
Gateway Timeout”. Për këtë cështje i gjithë rrjeti “po cmemdet” pasi sic thotë revista Elle Uk “të marrësh mbiemrin e bashkëshortit apo jo është një prej dilemave më të mëdha feministe” prandaj dhe avokatja po kritikohet shumë për vendimin e saj. Pikërisht tani që Amal kishte marrë cmimin e gruas së fortë dhe feministe për shkak të punës dhe karrierës së saj, si edhe pasi ka qenë single deri në moshën 36 vjecare, ky cmim ju hoq menjëherë, a thua se traditat martesore quhen anti-feministe.
“Ke humbur shkëlqimin tënd” shkruan një komentuese, ndërsa një tjetër thotë se me këtë veprim Amal ka treguar se “edhe gratë e suksesshme janë më pak të rëndësishme se mashkulli me të cilin martohen”.
Sa i përket cështjes së ndryshimit të mbiemrit, një studim i vitit 2011 nga TheKnot.com tregoi se vetem 14% e femrave në amerikë mbajnë mbiemrin e tyre të vajzërisë pas martese, ndërkohë që kjo shifer sipas raportimeve sa vjen e bëhet më e vogël.

Advertisement