Të heqësh 6 brinjë për tu dukur si në filma vizatimorë (VIDEO)

    Pixee Fox gjithnjë ka dashur të ketë pamjen e personazheve të filmave vizatimorë.
    Modelja suedeze ka shpenzuar rreth 120 mijë dollarë me operacione plastike.
    “Gjithnjë më kanë pëlqyer filmat vizatimorë të Disney, me format e tyre dhe belin aq të hollë. Frymëzimi më ka ardhur nga personazhi Tinkerbell por tashmë dukem më shumë si Jessica Rabbit”, ka thënë modelja.
    Operacioni i saj më i fundit ka kushtuar rreth 9 mijë dollarë.
    Ajo ka hequr 6 brinjë në mënyrë që të arrijë një bel sa më të hollë.
    “Kisha shumë kohë që e mendoja. Gjithnjë ka qenë ëndërr për mua, por ishte shumë e vështirë të gjeja një mjek që e merrte përsipër për ta bërë.”
    Për Dr. Barry Epply, me sa duket nuk kishte asgjë të cuditshme në këtë operacion.
    Megjithatë, Pixee nuk i promovon operacionet plastike, madje ajo bën thirrje që njerëzit të jenë thjesht vetvetja.

    Advertisement