Ricky Martin, Courtney Love dhe Martina Navratilova me sa duket po i hedhin veshjet e tyre që mbajnë firmën Dolce and Gabbana, gjithcka në mbështetje të Elton John dhe kauzës së tij pasi dyshja e modës i ka quajtur fertilizimet In Vitro si “sintetike”.

John, që me bashkëshortin e tij ka dy fëmijë, ka reaguar shumë ashpër në Instagram lidhur me intervistën ku cifti i modës ka kritikuar ciftet me gjini të njëjtë që përdorin In Vitro për tu bërë me fëmijë.
Dolce and Gabbana kanë folur rreth kundërshtive që vetë ata kanë për këto metoda në revistën italiane Panorama duke i etiketuar këta fëmijë si “fëmijë sintetikë” dhe “pasardhës kimik”.
Ndërkohë Elton John ka shpërthyer duke shkruar “Si guxoni ti quani fëmijët e mi të bukur sintetik. Turp të keni që i drejtoni gishtin fëmijëve, mrekullisë që ka bërë që njerëzit që dashurohen, gay ose straight, të përmbushin ëndrrën e tyre për të patur fëmijë.”
Në mbrojtje i ka dalë edhe këngëtari Ricky Martin i cili ka kërkuar që Dolce dhe Gabbana të mendojnë për fjalët që kanë thënë.
Në mbështetje të John kanë qenë edhe këngëtarja Courtney Love dhe fashionistja Victoria Beckham.
Nga ana e tij, Stefano Gabbana është përpjekur të sqarojë duke thënë se nuk kanë dashur të gjykojnë askënd.
“Ne besojmë në liri dhe dashuri. Në intervistë kemi shprehur vetëm këndvështrimin personal”, ka thënë stilisti.

Advertisement