Të gjitha reagimet e familjes për ndryshimin e gjinisë së Bruce Jenner

Bruce Jenner tashmë e ka bërë publik ndryshimin që dëshiron të bëjë, por si reagoi familja e tij kur mori lajmin?
Për këtë është xhiruar dhe transmetuar një puntatë speciale e ndarë në dy pjesë e reality show “Keeping Up With the Kardashians special, About Bruce”.
Në puntatë shohim Bruce që flet me secilin pjesëtar të familjes lidhur me ndryshimet e tij.
Khloe Kardashian është shprehur: “Nuk e di nëse po them gjënë e duhur. Nuk dua të ofendoj askënd. Nuk e kam problem që ai do të vishet si femër. Dua që Bruce të jetë i lumtur.”
Por në momentin e dhënies së lajmit Khloe ka patur reagimin më të fortë.
“Po planifikon ta bësh së shpejti ndryshimin? Duhet të na e thuash! Nuk më intereson që dëshiron ta bësh, unë të mbështes sic kam bërë gjithmonë, por nuk mendoj se është e drejtë që nuk na thua kohën kur mendon ta bësh!”
Më pas shfaqet vajza e tij, Kendall, e cila rikujton fëmijërinë e saj dhe se një herë e ka parë të atin të veshur si femër, por për këtë nuk kishte treguar ndon jëherë.
“Shpesh gjenim makeup në shtëpi dhe mendonim se ai mund të kishte ndonjë lidhje jashtë martesore. Nuk donim që familja jonë të ndahej.”
Bruce ngriti polemika kur tha se më tepër i interesonte mendimi i vajzave të tij, Kylie dhe Kendall.
Khloe u shpreh se gjithnjë e ka konsideruar Bruce si babain e saj, edhe pse nuk janë të lidhur familjarisht.
Kim Kardashian, nga ana tjetër, ka qenë e para e cila ka marrë lajmin e ndryshimin të gjinisë së Bruce, si edhe për intervistën që ai do të bënte me Diane Sawyer, ku iu kërkua të fliste në emër të të gjithë familjes.
Kendall dhe Kylie shfaqen të përlotura pasi kanë marrë lajmin, ndërsa Kim duket shumë e shqetësuar për mamanë e saj Kris.
Kris qante teksa thoshte se ndihej e tradhëtuar nga ish-bashkëshorti i saj.
Por më tepër gjatë puntatës speciale vihet re inati i Khloe, e cila ndër të tjera thotë se Bruce ka gënjyer të gjithë familjen e tij.
Puntata e parë përfundon me Bruce që thotë: “Gjëja më e mirë që kam bërë në jetën time është rritja e fëmijëve. Tashmë të gjithë po ja dalin më së miri vetë, prandaj ka ardhur koha që unë të merrem me veten.”
Pjesa e dytë e speciales do të transmetohet sonte.

Advertisement