Taylor Swift tregon për sëmundjen e mamasë: Po lufton me kancerin

Mamaja e Taylor Swift ndodhet përpara një beteje. Ajo është në luftë me kancerin, por këngëtarja po e ndan lajmin me fansat vetëm se ja ka kërkuar vetë e ëma.
Swift ka shkruar një postim mjaft të trishtë në Twitter.
“Jam shumë e trishtuar teksa ju njoftoj se mamaja ime është diagnostikuar me kancer. Dua që detajet të mbeten private, por megjithatë ajo dëshironte që ju ta dinit.”
Ajo tregon se e ëma e ka bërë kontrollin vetëm pasi vetë Taylor i është lutur.
Këngëtarja vijon shkrimin e saj duke thënë: “Ajo dëshironte që ju ta dinit pasi prindërit tuaj mund të jenë shumë të zënë për të vajtur tek doktorri, por ndoshta ju mund ti kujtoni dhe gjithshka con në një diagnostikim të hershëm dhe një luftë më të lehtë.”

Advertisement