Taylor Swift surprizon çiftin që po martohej

Taylor Swift ka surprizuar një çift në dasmën e tyre dhe këndoi këngën e preferuar të dhëndrrit.
Max Singer është fans i madh i këngëtares. Ka qenë motra e tij që i ka shkruar një letër këngëtares që në Prill, duke i treguar se ai ishte martuar me të fejuarën e tij, në krah të krevatit të mamasë së tij të sëmurë.
Singer dhe mamaja e tij madje kishin kërcyer me këngën e tij të preferuar “Blank Space”, por ajo kishte ndërruar jetë pa patur mundësi të ishte e pranishme edhe në dasëm.
Motra e tij e kishte ruajtur sekretin dhe të tërë u mahnitën kur panë Taylor-in të ftuar në dasëm.

Advertisement