Taylor Swift është paditur nën akuzën se ka vjedhur këngën “Shake It Off” nga një tjetër artist.
Duke iu referuar dokumentave ligjorë, britanikja “Mirror” shkruan se ylli i pop –it akuzohet se ka vjedhur tekstin e një kënge të panjohur me titull “Haters Gone Hate” nga Jesse Braham.
“Shake It Off” u publikua në 2014-ën, një vit pas publikimit të këngës më pak të suksesshme të Jesse.
Ky i fundit pretendon se Swift i ka marrë vargjet, “Haters gone hater, playas gone play. Watch out for them fakers, they’ll fake you everyday” dhe kërkon 42 milionë dollarë dëmshpërblim.
Por sipas “Mirror” kjo çështje mund të ketë përfunduar pa nisur ende mirë, pasi sipas burimeve ligjore, marrja e një fraze të shkurtër si në rastin e “Haters Gone Hate” apo “playas gone play” nuk përbën vjedhje, pasi ligji për të drejtën e autorit nuk mbron fraza të shkurtra.