Taylor Swift nis turneun e shumëpritur “Eras”!

Taylor Swiftnisi turneun e saj të shumëpritur “Eras” në stadiumin ‘Stain Farm’ në Glendale, Arizona.

Këngëtarja hapi shfaqjen e saj tre orëshe me “Miss Americana & the Heartbreak Prince” dhe kaloi nëpër hitet e saj më të mëdha duke përfshirë: “Love Story”, “All Too Well” dhe “Blank Space” përpara se të mbyllte koncertin me “Karma”.

Advertisement

Page Six njoftoi lajmin në shtatorin e kaluar se 33-vjeçarja do të niste turneun në 2023.

12-herë fituesja e “Grammy”-t bëri turneun e fundit në vitin 2018 në mbështetje të albumit të saj “Reputation”. Swift njoftoi turneun “Eras” në nëntor, duke e përshkruar atë si “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës së saj, e kaluara dhe e tashmja. Pjesa e turneut në SHBA përfundon me disa performanca në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, në fillim të gushtit.