Video e tij u bë virale pas kërcimit të hitit “Shake It Off”, dhe tashmë duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e vetë këngëtares, Taylor Swift. Bashkë me Dylan Barnes, vogëlushin 7-vjeçar ata kanë kërycer në shtëpinë e tij hitin e famshëm.
“Më në fund takova Dylan, 7-vjeçarin e pasionuar për të kërcyer Shake It Off në The Ellen Show, dhe kjo ndodhi”, shkruan në Twitter Swift bashkë me një klip ku shfaqen të dy duke kërycer hitin.
Dylan jeton në Kansas City ku këngëtarja ndodhet për një koncert. E teksa ai fitoi një biletë për turin e 1989, dhe shpresonte ta takonte në prapaskenë këngëtaren e famshme, Swift u shfaq në shtëpinë e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=z2I9Zb_v8z8