Taylor Swift ka publikuar zyrtarisht albumin e saj të 11 ‘The Tortured Poets Department’ (Departamenti i poetëve të torturuar) mbrëmjen e së enjtes.
Albumi ka gjithsej katër versione, si dhe 16 këngë dhe një këngë bonus të titulluar ‘The Manuscript’.
Ndërsa albumi u shfaq në platformat e transmetimit të enjten mbrëma, Swift publikoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku e përshkroi atë si “Një antologji të veprave të reja që pasqyrojnë ngjarje, opinione dhe ndjenja nga një moment kalimtar dhe fatalist në kohë”.