Taylor Swift kryeson klasifikimin “Hot 100” të Maxim.

Ky, ne sa duket, është një vit shumë i mirë për Taylor Swift.
Pasi sundoi në Billboard Music Awards duke marrë me vete 8 cmime, këngëtarja ka zënë vendin e parë në listën e “Hot 100” të revistës Maxim.
Taylor ka thënë se kjo është qershia mbi tortë e një viti shumë të ngarkuar.
“Eshtë një kompliment shumë i madh për mua. Ky është viti im më i preferuar në të gjithë jetën time.”
Përvec arritjeve profesionale, duket se Taylor këtë vit ka gjetur edhe dashurinë, me DJ Calvin Harris.

Advertisement