Taylor Swift ka ngushëlluar një fanse e cila i kishte treguar se mamaja e saj është ndarë nga jeta.
“Të dua shumë dhe as që e imagjinoj dt se cfarë po përjetn tani”, ka shkruar këngëtarja 25 vjecare pasi Kaileen i kishte thënë se kishte nevojë për një përqafim.
“Sot është festa e mamasë, një ditë të cilën shumica e njerëzve e kalojnë me mamatë e tyre duke i falenderuar për gjithcka kanë bërë. Por unë nuk e kaloj dot me mamanë time sepse ajo është në parajsë”, kishte shkruar Kaileen.
“Janarin e vitit të kaluar mamaja ime u nda nga jeta dhe bashkë me të iku një pjesë e zemrës time. Mamaja ime ishte shoqja ime më e ngushtë, ajo me të cilën qeshja, ajo me të cilën qaja, ajo që doja me gjithë zemër. Për shumë kohë u ndjeva bosh.”
Kaileen thotë se nëpërmjet muzikës së Swift ajo ka arritur të përballojë dhimbjen.
“Falë teje kam përballuar dicka që ka qenë shumë e vështirë. Sot do të jetë një tjetër ditë e vështirë, por e di se me ty në krah do të mund ta kaloj. Të dua. Kaileen.”
“Ti ke përjetuar frikën time më të madhe”, është përgjigjur Swift.
“Më vjen shumë keq që sot nuk mund të jesh me të. Nuk është e drejtë.”
Këngëtarja përgëzon fansen e saj pasi edhe në situata të vështira ka arritur të ruajë pozitivitetin.
“E adhuroj dhe respektoj aftësinë tënde për të qëndruar pozitive ndërkohë që ke kaluar një periudhë kaq të errët. Kurrë nuk do ta kisha menduar dot se cfarë të ka ndodhur nëse nuk do të ma kishe thënë. Të dërgoj shumë përqafime”, ka shkruar Swift për fansen e saj.