Tashmë duhet ta harroni idenë e dasmës mes Calvin Harris dhe Taylor Swift. Burime fillimisht për “People” treguan se çifti ishte në një krizë, por më pas është konfirmuar për “Billboard” se Taylor dhe Harris janë ndarë pas 15 muajsh lidhjeje. Arsyet se pse “Talvin” i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre të përfolur janë akoma të panjohura… deri sa Taylor të publikojë albumin e ri. Megjithatë, burimi ka thënë se Calvin kishte filluar të humbte interesin përgjatë muajve të fundit dhe po përpiqej të mos shkëputej menjëherë nga kjo lidhje. Taylor dhe Calvin festuan njëvjetorin e lidhjes në mars të këtij viti dhe premtuan një dasmë përrallore këtë verë. Që prej marsit të vitit 2015 ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në mediat botërore.