Taylor Swift, artistja më e pasur e 2015-ës

Këngëtarja Taylor Swift ka ngritur një pasuri jo të vogël në vitin 2015. Sipas Billboard, 26-vjeçarja është kurorëzuar si artistja më e paguar, pasi ka arritur të fitojë plot 65 milionë euro në vetëm 12 muaj nga shitja e albumeve dhe nga turet. “Kjo është hera e parë në këto 10 vite që nuk e di se cili do të jetë hapi im i radhës. Kam vendosur që pas të gjitha gjërave të mrekullueshme që më kanë ndodhur vitin e fundit, të jetoj jetën time për pak kohë”, shprehet Taylor për “Vogue”. Në vend të dytë të klasifikimit është renditur ylli i muzikës kauntri Kenny Chesney, me 35 milionë euro, ndërkohë që Rolling Stones renditen të tretët me 34 milionë.

Advertisement