Taylor Lautner është sërish i disponueshëm! Aktori dhe e dashura/kolegia e tij Marie Agveropoulos janë ndarë.
Çifti ishte lidhur në verën e 2013-ës pasi kishin bashkëpunuar në filmin Tracers, që do të dalë në Mars të këtij viti. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte folur ndonjëherë për këtë lidhje, të dy aktorët janë fotografuar së bashku në shumë raste. Sipas një burimi për Us Magazine, cifti është ndarë disa muaj më parë në mënyrë krejtësisht miqësore. Me sa duket Lautner pëlqen të frekuentojë zonjushat me të cilat bashkëpunon. Më parë aktori 22 vjecar ishte lidhur me Lily Collins, me të cilën u njoh gjatë xhirimeve të filmit Abduction, si edhe me Taylor Swift, gjatë bashkëpunimit në 2010-ën për filmin Valentine’s Day.