Grupi i njohur i fansave që mbajnë kodin OTR (On the Top of the Rest), tashmë ka edhe një anëtare të re. Çiljeta Xhilaga është bashkuar me fansat e njohur si OTR, duke bërë së fundi një tatuazh në gishtin tregues të dorës së majtë.
Në kohën e realizimit të tatuazhit, Çili ka publikuar një foto në Instagram duke treguar se, më në fund, edhe ajo është bërë pjesë e grupit OTR: “Vura kurorën si anëtare e familjes OTR dhe ndihem e lumtur”, – ka shkruar Çiljeta.
Surpriza që Çiljeta u ka bërë të gjitha fansave të përfshirë brenda këtij kodi, është përgëzuar në profilin e saj me shumë komente dhe urime.
Bashkëpunimi i fundit i Çiljetës me Noizy-n “Gangsta Love”, ka bërë që Çili të shtojë numrin e fansave dhe të fitojë fitojë zemrat e fansave të reperit.