Por askush deri më sot nuk ja kish dalë mbanë të vinte një taksë mbi pijet e gazuara, e mbi të gjtha mbi Coca Cola-n. Këtë masë drastike e ka marrë Franca midis manovrave për të ulur defiçitin. Kryeministri François Fillon, ka shpeguar se bëhet fjalë për një taksë anti-obeziteti, e aplikuar me qëllim për të mos inkurajuar qytetarët francezë të konsumojnë pije me sheqer që ndikojnë në shtimin e peshës. “Në vitin 1997, 8.5% e francezëve ishin obezë, kurse tani është 15% e tyre. Ndoshta rritja e çmimit të këtyre pijeve mund t’i bëjë qytetarët të reduktojnë konsumimin”. Por shumë veta nuk e kanë pëlqyer këtë lajm: sipas shumë prej tyre kjo është thjesht një mënyrë për të mbushur arkat e shtetit. Në praktikë kjo rritje do të jetë vetëm 1 cent për kanaçe.
Shefi i Coca Cola Enterprise, Tristan Farabet është sigurisht kundër kësaj mase të qeverisë dhe pretendon se “arsyeja e shëndetit publik nuk qëndron në këmbë. Nuk luftohet kështu seriozisht mbipesha”. Edhe Anne-Sophie Jolie presidente e Bashkësisë së Shoqatave të Obezëve nuk është aspak e bindur për efektin shëndetësor të masës: “Nëse objektivi është luftimi i obezitetit, taksa nuk shërben për asgjë. Do të çojë disa para më tepër në shtet, kjo po!”.
Po ju si mendoni a do të ndikonte vënia e taksës në konsumin e pijeve të gazuara në mos kunsumimin e tyre?


