Llogaritjet e një studimi të botuar në Daily Mail kanë treguar se duhen mesatarisht 75 orë dhe 500 pound për të gjetur një dashuri të re dhe 50 orë për të gjetur një partner seksual. Për qëllime studimore profesorët e Universitetit gjerman Umboldt, stimuluan një ambjent takimesh të shpejta me 384 vullnetarë. Meshkujve ju dhanë 3 minuta për të folur me femrat e pranishme dhe më pas shënuan zgjedhjet e tyre në një letër. Pas 6 javësh dhe një viti u plotësuan pyetësorë. Pas 6 javësh 15 persona kishin rrëfyer se kishin gjetur një partner seksual nëpër takimet e organizuara dhe 25 prej tyre thanë se kishin krijuar një lidhje. Një vit më vonë, lidhjet u reduktuan në vetëm 17. “Kam pasur disa takime, por asgjë nuk rezultoi në lidhje afatgjatë. Nuk shkoj më nëpër këto takime”,‐ ka thënë Maria Woods e cila i ka frekuentuar ambjentet e takimeve të shpejta për rreth 5 vite duke shpenzuar qindra pound.