Përveç kohës që kalojnë të ndarë, ylli i futbollit ka rrëfyer se ata e gjejnë gjithnjë kohën për njëri-tjetrin. “Ne dalim në takime romantike me njëri – tjetrin dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. N’a pëlqen që të dalim e bëjmë xhiro me makinë. Kështu kemi pas bërë kur jetonim në Manchester dhe kalonim fundjava në Londër. Udhëtonim me makinë dhe pastaj uleshim në një park e bisedonim me njëri-tjetrin. Kjo është diçka që e bëjmë edhe tani. Më parë ky rit ka qenë vërtetë romantik, pasi n’a duhej të arratiseshim e të fshiheshim, pasi Victoria ishte shumë e famshme. T’a fshihje në makinë ishte vërtetë e vështirë”,- ka rrëfyer David. Çifti shpesh rikthehet edhe në vendin ku i kanë dhuruar njëri-tjetrit puthjen e parë.