Takim Rama-Meta në kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta po zhvillojnë paraditen e së mërkurës takimin e përjavshëm në kryesinë e Kuvendit.

Mendohet se në fokus të këtij takimi janë çështjet e aktualitetit politik, reforma në drejtësi, reforma zgjedhore dhe punimet e seancës së radhës së parlamentit.

Advertisement

Një ditë më parë një tryezë e zgjeruar për çështjet e reformës zgjedhore, e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, mblodhi së bashku drejtuesit e lartë të maxhorancës politike në vend, por dhe të partive të opozitës.

Ndërsa të gjitha palët shprehën nevojën e konsensusit për këtë reformë të rëndësishme, krerët e partive u ndalën tek pikat e veçanta ku duhet përqëndruar fokusi i këtij procesi, depolitizimi i komisioneve zgjedhore, transparenca financiare e partive, pastrimi i politikës nga personat e inkriminuar, etj.