Takat vrastare!

Sipas doktorëve rreth 80 % e femrave kanë probleme me këmbët e tyre si efekt direkt i veshjes së takave të larta e këpucëve të shtrënguara. Një raport i hartuar nga The Vitality Show evidentoi se mbi 200 000 femra britanike kërkuan këshilla mjekësorë për këmbët vitin e shkuar dhe 10 000 e tyre kërkuan trajtim në spital. Por përveç këtyre efekteve, të veshurit taka të larta në mënyrë konstante mund të shkaktojë shtrembërim të kurrizit dhe shtypje të nervave shpinore. Gjithashtu mendohet se këpucët me taka të larta shkaktojnë probleme edhe në tru duke ngushtuar enët e gjakut e si rrjedhojë duke shkaktuar dhimbje koke dhe influencuar funksionimin e trurit.

Sipas një kërkimi të kohëve të fundit rezultoi se 65% e femrave veshin taka të larta për të paktën 40 orë në javë, 34% e të cilave mbi 13 cm. Kështu nuk është aspak surprizë që po rritet ndjeshëm dhe numri i ndërhyrjeve për të “mbushur” këmbët me kolagjen. Ky është një nga trajtimet e fundit kozmetike që injekton kolagjen në shputat e këmbëve, gjë që e bën më pak të dhimbshme qëndrimin majë takave. Dr. Nick Milojevic, specialist në The Harley Street Medical Group tha:”Këtë vit kemi marrë shumë kërkesa për të bërë mbushje të këmbëve, teknikë për të mbushur shputen e këmbëve tek kocka mbështetëse në mënyrë që të zvogëlohet dhimbja që shkaktohet nga veshaj e takave. Ne u themi pacientëve që rezultatet nuk zgjasin shumë, për shkak të mbështetjes së lartë në këtë zonë të trupit, kështu që duhet të mendohen shumë mirë përpara se të shpenzojnë paratë e tyre”.

Advertisement