Vendimi për të braktisur zonën që e mbanin të pushtuar prej tre javësh është marrë mëngjesin e sotëm dhe është njoftuar nga njëri prej drejtuesve të protestës. Ndërkaq, kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva deklaroi se situata në kryeqytet tashmë është nën kontroll dhe mohoi zërat se ushtria kishte vrarë disa protestues, megjithëse është raportuar për dy viktima nga përleshjet. Dhjetëra protestues, mbështetës të ish-kryeministrit Thaksin Shinauatra, u përleshën ditët e fundit me trupat e ushtrisë. Gjatë tërheqjes protestuesit lanë në rrugët kryesore autobusë që digjeshin dhe pirgje me goma makinash.