Thaksin, biznesmen 60 vjeç, i cili qeverisi Tajlandën nga viti 2001 deri në vitin 2006 përpara se të përmbysej nga gjeneralë ruajalistë, iu drejtua përkrahësve të tij nëpërmjet një videokonference për të theksuar se ai kishte mbetur “besnik” ndaj monarkisë dhe sovranit Bhumibol Adulyadej, 81 vjeç. Manifestim vazhdoi deri në orën 12:30 (05:30 GMT) në sheshin “Sanam Luang”, pranë Pallatit të Madh, ku ishin dislokuar forca të shumta policore.