Në një konferencë për shtyp ai ka deklaruar se vendimi është marrë për shmangien e viktimave të tjera. Të paktën 38 persona kanë vdekur në ditët e fundit në Bangkok, në luftimet mes manifestuesve anti-qeveritarë dhe trupave ushtarake. Ditën e djeshme manifestuesit vazhduan të qëndronin në kampin e tyre në qendër të Bangkokut, duke sfiduar ultimatumin e qeverisë për largim.