Tajlandë – Anullohet gjendja e jashtëzakonshme

Në situatën e re në vend, Bangkoku zyrtar mendon se një ligj për sigurinë, i cili ndalon grumbullimet, do të jetë i mjaftueshëm për të siguruar qetësinë në vend. “Kabineti shqyrtoi situatën aktuale dhe arriti në përfundimin se protestat janë më civile, paqësore dhe të ligjshme”, tha Supachai Jaisamut, një zëdhënës i kabinetit. Gjendja e emergjencës u deklarua në Bangkok dhe provincat përreth në 7 Prill, pasi demonstruesit pushtuan zemrën tregëtare të qytetit dhe depërtuan deri në rrethimin e brendshëm të parlamentit. Në total, 91 persona humbën jetën gjatë protestave dhe 1800 të tjerë u plagosën, në protestat më të fuqishme në vend të epokës moderne. Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe largimi i ushtrisë prej rrugëve do të hyjë në fuqi duke nisur nga dita e Mërkurë.

Advertisement