Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar këtë të martë në Shëngjin masat e Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vend.
Në fjalën e tij, Tahiri e ka vënë theksin tek rritja e pranisë policore në plazhe, si dhe në interesin e dikasterit të tij për të rritur cilësinë e shërbimeve policore.
“Duke filluar nga e mërkura, policia do të jetë në gatishmëri të plotë për sezonin turistik. Ne jemi të angazhuar që të shënohet përmirësim i shërbimit të policisë, ndaj do të ketë 31 stacione policore permanente, ose të lëvizshme nëpër plazhe”, ka deklaruar Tahiri.
Në këtë vizitë ministri i Brendshëm shoqërohej nga ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi dhe përfaqësues të pushtetit vendor.