Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli nga Elbasani, ku vijon fushatën për dorëzimin e armëve, për grabitjen e djeshme.
“Grabitja është pasqyra si dështojnë hallkat që duhet të garantojnë siguri. E patolerueshme që bankat të transportojnë shuma të mëdha me zero siguri. Ngjarja nuk do të ndodhte nëse policia private dhe banka do të merrnin masat minimale”, tha Tahiri.
Advertisement[the_ad id="69159"]
Ministri shtoi se kemi të bëjmë me një “ngjarje kriminale”, për të cilën “policia duhet të bëjë maksimumin për zbardhjen e saj”.
Tahiri shfajësoi policët privatë, duke thënë se ata që “paguhen maksimumi 20 mijë lekë, nuk mund të bëhen heronj”.




