Susan Sarandon akuzon Woody Allen se ka abuzuar me një fëmijë

Gjatë daljes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë, aktorja Susan Sarandon ka lëshuar akuza të rënda ndaj komedianit dhe regjisorit Woody Allen. “Kam dëgjuar për Woody Allen se ka abuzuar seksualisht me të bijën. Ndaj nuk kam asgjë të mirë për të thënë rreth tij”, është shprehur aktorja. Polemikat rreth kësaj çështje nisën me premierën e filmit më të fundit të Allen “Café Society”. Ronan Farrow, i biri i regjisorit me Mia Farrow, ka akuzuar babanë e tij se ka abuzuar me të motrën, akuza që Allen i ka mohuar prej kohësh nëse i referohemi edhe një deklarate të tij për “New York Times” në 2014-n. “Unë e kam thënë çdo gjë që kam pasur për të thënë lidhur me këtë çështje”, është shprehur ai.

Advertisement