Supermodelja Linda Evangelista ka lavdëruar sot atë që quante ‘forcën dhe kurajën’ e grave që akuzuan ish-burrin e saj se i ka përdhunuar dhe ngacmuar seksualisht.
Evangelista shton se i beson plotësisht akuzat kundër ish-kreut të agjencisë së modelingut Gérald Marie de Castellac, me të cilin ajo ishte e martuar për gjashtë vjet.
Në një intervistë me britaniken Guardian, ajo thotë: “Gjatë marrdhënies time me Gérald Marie, unë nuk dija asgjë për akuzat e përdhunimeve, unë nuk mund të ndihmoja këto gra”.
Prokurorët francezë tashmë thonë se 70 vjeçari akuzohet për përdhunimin e të paktën tre modeleve me moshë nga 17 deri në 20 vjeç, në fund të viteve 1980-të e në vitet 1990-të.
70 vjeçari Marie, ka kryer krimet teksa drejtonte agjencinë e famshme të modelingut në Paris, ‘Elite’.
Pas akuzave të para, katër ish-modele të tjera kanë bërë denoncime të njëjta.
Evangelista shton: Teksa dëgjoj akuzat e viktimave sot, dhe bazuar në eksperiencat e mia personale, unë besoj se ato thonë të vërtetën. Kjo më lëndon shumë se sepse ato janë plagë që mund të mos shërohem kurrë, e admiroj kurajon dhe forcën e tyre që arrijnë të flasin hapur sot.”
Gérald Marie deri tani i mohon akuzat.
Mes akuzuesve të tij përfshihet Carré Otis e cila thotë se ishte 17 vjeçe kur u përdhunua disa herë nga Gérald Marie në një dhomë të apartamentit të tij në 1986.
Evangelista asokohe ishte e dashura e Marie dhe thotë se nuk kishte dijeni për akuzat.
Akuzuese të tjera janë Jill Dodd e cila thotë se zoti Gérald Marie e ka përdhunuar në 1980.
Modelja Ebba Karlsson thotë se është përdhunuar prej tij me dorë, në vitin1990.
Ndërsa gazetarja e BBC, Lisa Brink po punonte si e infiltruar kur drejtori i modeleve e sulmoi seksualisht në 1998.