Suitë falas për tërë jetën

Të shumtë janë personat që qëndrojnë nëpër hotele edhe për periudha më të gjata se thjesht për pushim. Në Grand Midwest Expres Hotel, një hotel me 4 yje, kishin dy muaj që qëndronin dhe protagonistët e kësaj përralle që do t’ju tregojmë. Një famlije nga Kazakistani (babai, mamaja shtatzënë dhe një fëmijë 5 vjeç) po qëndronte në hotel prej mëse dy muajsh. Të hënën e shkuar kur gruaja ka dalë nga dhoma ndjeu se i filluan dhimbjet e lindjes. Mundi të zbriste deri në holl dhe i kërkoi personelit që t’i sillnin çarçafë e peshqirë. Bebja lindi në hotel, pasi koha për të shkuar në spital nuk mjaftonte. Pronari i hotelit Mohammad Arshad Shah ishte shumë i lumtur për këtë episod dhe ka vendosur që të festohej. “Unë kam 6 fëmijë dhe ky fëmijë është pjesë e familjes sime që këtej e tutje”,- ka thënë ai. Dhe si ka festuar “babi” jobiologjik? I ka dhuruar bebes së porsalindur qëndrime falas, për gjithë jetën në Grand Midwest Xpress Hotel në Dubai. Sigurisht që edhe prindërit e tij kanë fituar disa ditë qëndrimi falas në këtë hotel.

Advertisement