Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir ka deklaruar se deshiron qe te gjitha organizatat nderkombetare te lene vendin brenda vitit. Ai i akuzon organizatat nderkombetare se spiunojne ne favor te gjykates se Hages, e cila ka shpallur nje urdher-arrest ndaj tij per krime lufte ne Darfur. “Organizatat e huaja mund te lene ndihmat ne aeroport dhe me pas t’ua lene ne dore organizatave sudaneze”, ka deklaruar Al Bashir ne nje takim me ushtaraket. Deri me tani Sudani ka perjashtuar 13 agjenci te huaja, pjesa me e madhe e te cilave operonin ne Darfur. Al Bashir ka mbyllur edhe tre organizata vendase, perfshire nje nga me te medhate, qe e kishin bazen e tyre ne Darfur.