Studiuesit zbulojnë ilaçin eksperimental që ndalon transmetimin e Covid brenda 24 orësh

Një studim i ri nga Georgia ka zbuluar se një ilaç eksperimental bllokon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orësh. Studiuesit nga Instituti për Shkencat Biomjekësore në Universitetin Shtetëror të Georgia kanë pohuar se ilaçi i quajtur Molnupiravir, i njohur gjithashtu si MK-4482 / EIDD-2801, parandalon që virusi të shumohet vetë apo të replikohet, duke parandaluar përhapjen e tij dhe transmetimin.

Doktor Richard Plemper ka treguar se zbulimi erdhi pas eksperimentit të një gjitari që ka mushkëri të ngjashme me të njeriut, që njihen ndryshe si ferrets.

Advertisement

“Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion që arrin të bllokojë shpejt transmetimin e SARS-CoV-2”.

Ndërsa një tjetër ekspert, Robert Cox thotë se eksperimenti tek ferries është tepër i rëndësishëm pasi janë gjitarë që e përhapin me shumë lehtësi virusin Sars-Cov-2, por kryesisht nuk sëmuren rëndë: Pak a shumë ngjason me rastin e infektimit tek të rinjtë.

Pas stimulimit me koronavirusin, studiuesit filluan trajtimin me Molnupiravir dhe rezultatet ishin të suksesshme: Ata nuk e transmetuan virusin 24 orë pas fillimit të trajtimit.

Studiuesi thonë se trajtimi mund të fillojë herët pasi ilaçi mund të merret nga goja dhe të sjellë përfitime të trefishta. Eksperimenti ende nuk ka mbërritur tek njerëzit.