Nga ana muzikore, e Premtja 15 Tetor ishte një ditë e rikthimeve të mëdha. Përveç Adele, një artiste tjetër ndërkombëtare shumë e dashur bëri rikthimin e tij të shumëpritur: Stromae!
Artisti belg ka publikuar këngën “Santé”, të regjistruar në Bruksel dhe prodhuar nga Mosaert, shtepia publikuese e projektit të Stromae.
“Santé” ka tinguj të frymëzuar nga ritmet popullore kolumbiane (la Cumbia) me ndikime elektro dhe është një mendim për klasën punëtore. Stromae dëshiron të falënderojë të gjithë ata njerëz që gjithmonë i kalojnë ditët e tyre njësoj – ndërsa të tjerët argëtohen – me ironinë e athët që e dallon muzikën e tij nga të tjerët.
Në vjeshtën e vitit 2020, Stromae deklaroi për revistën “Libération” se po punonte për albumin e ri. Kantautori kishte zbuluar se kishte kaluar një periudhë shumë të errët, gjatë së cilës kishte menduar të hiqte dorë nga gjithçka dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga muzika. Për fat të mirë, gjërat ndryshuan dhe ai punoi shumë fort, ditë pas dite.
Albumi i fundit në studio i Stromae – i dyti në karrierën e tij – është “Racine carrée”, publikuar në 2013, tre vite pas albumit të tij debutues “Cheese” (2010).