Stresi në finalen e “BBVK”, Noizy “vë në lëvizje” ndjekësit!

Ditën e nesërme (17 mars) do të mbahet finalja e “Big Brother Vip Kosova”. Pesë finalistët Xhuli, Stresi, Vedati, Mbresa dhe Artani janë në garë për të fituar çmimin prej 200 mijë eurosh.

Ndërsa po afron koha e shpalljes së fituesit miqtë e famshëm të finalistave kanë treguar edhe një herë përkrahje e tyre.

Advertisement

Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram, Noizy ka kërkuar mbështetje për mikun dhe kolegun e tij, Stresin. Reperi ka postuar një imazh të Stresit në Instastory teksa ka kërkuara nga fansat e tij që ta votojnë.

“Votoni për Stresin”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e postimit.

Nga ana tjetër kujtojmë që pas vitesh mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, vitin që lamë pas dyshja e reperëve arritën të bëjnë paqe dhe sot gëzojnë një shoqëri dhe raporte të mira bashkë.

Stresi ishte i ftuar edhe në koncertin e Noizy-t “Alpha” i cili u mbajt në muajin gusht të vitit që lamë pas.