Stresi largohet nga muzika dhe nga Shqipëria!

Lajmi për largimin e reperit Stresi nga muzika ka bërë ‘bujë’ orët e fundit nëpër portalet e ndryshme!
Ishte një postim në profilin e tij në Instagram ai që lajmëroi të gjithë ndjekësit e Stresit se tashmë kishte ardhur koha të shkëputej nga të bërit muzikë.

Veç kësaj, ai falenderon të gjithë mbështetësit e tij, duke përmendur në veçanti Flori Mumajesin si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të karrierës, dhe familjen e “Three dots” për bashkëpunimin.

Blitz.al ka mundur të marrë informacion prej miqve të tij, të cilët konfirmojnë gjithçka në atë çka vet reperi ka deklaruar: Heq dorë nga muzika dhe largohet nga Shqipëria!
Cilat të jenë vallë arsyet e vërteta që e kanë shtyrë Stresin të marrë këtë ndryshim ‘drastik’ për jetën e tij? Ende nuk e dime, le të presim për të marrë përgjigje…

Advertisement