Strasburg – Svoboda, opozita në parlament qeveria të bëjë transparencën

Sipas tij opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe qeveria duhet të bëjë transparencë për zgjedhjet me anë të komisionit hetimor. Deklarata e numrit dy të grupit social demokrat në PE u bë gjatë takimit me kreun e PS-së Edi Rama. “Mendoj se do të ishte shumë mirë që opozita të kthehej në Kuvend. Ky ka qenë gjithnjë pikëvështrimi ynë, por qeveria duhet të veprojë, të thotë se është dakort të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve, të thotë se ne njohim si qeveri që opozita e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kjo është e fiksuar dhe Gjykata ka thënë kështu, por në të njejtën kohë, qeveria duhet të jetë gati për të qenë e hapur dhe transparente, përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit, sepse kjo do të tregojë nëse zërat për manipulime, kanë patur të drejtë apo jo”, u shpreh Svoboda.

Advertisement