KE i bëri apel qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin në mënyrë urgjente fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend. Këshilli i Evropës i kërkoi qeverisë që brenda pak ditëve të ngrejë një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit te kaluar, ndërsa opozitës i kërkoi të ndalojë bojkotin dhe të rikthehet në Parlament.