Strasburg | Idrizi: raporti i Martyt është iniciuar nga Rusia dhe mbështetur nga Serbia

 Në fjalën e tij deputeti Idrizi e ka cilësuar raportin si një fabrikim rus dhe ka ftuar Dick Martin që të publikojë dëshmitë e tij. “Sot është një tjetër raport, i iniciuar nga Rusia, i mbështetur nga Serbia, me qëllim që të sulmojë BE-në, SHBA, UCK-në dhe Hashim Thaçin. Raporti juaj nuk mund të gjejë asnjë të vdekur që i janë marrë organet. Ju ftoj të publikoni intervistat që janë bërë”, ka deklaruar Idrizi. Gjithashtu Idrizi ka theksuar se raporti është vazhdimi i politikës së Sllobodan Millosheviçit, për të barazuar viktimat me kriminelët e luftës.

Advertisement