Ilaçet anti virale do t’u shpërndahen kujtdo që rezulton pozitiv. Kjo lëvizje radikale mund të ndalonte transmetimin e virusit brenda pesë viteve dhe në 2050‐ën do të mund të shohim fundin e epidemisë globale me emrin SIDA. Afrika Jugore do të jetë e para që do të marrë pjesë në këtë plan, duke qenë se është vendi me rastet më të larta me të prekur nga virusi HIV -AIDS. “Shpresa jonë është përdorimi i ilaçeve anti retroviale jo vetëm për të shpëtuar jetë, por edhe për të reduktuar transmetimin e virusit HIV. Besoj se nëse përdorim këto lloj ilaçesh do të ndalonim në mënyrë efektive transmetimin e virusit HIV brenda 5 viteve”,‐ ka thënë Dr. Williams. SIDA ka infektuar 33 milion njerëz dhe vrarë 25 milion. Duke ndjekur këtë plan mendohet se sëmundja do të “vdesë” bashkë me gjeneratën e njerëzve me virusin HIV që shkakton dhe SIDA‐n. Ilaçet antiretroviale ndikojnë në uljen e përqendrimit të HIV në gjak.