Pasi mahniti Venecian, ku prezantoi jashtë gare filmin “Seberg”, Kristen Stewart rrëfeu për “Harper’s Bazaar” arsyen përse këto vitet e fundit nuk ka pasur më asnjë rol të rëndësishëm në Hollivud.
“Më thanë hapur se duhet të hiqja dorë nga afishimi në publik me të dashurën time; se nuk duhet te dilja për dore me të nëse doja të bëhesha sërish pjesë e ndonjë filmit të Marvel. Më këshilluan se kjo do të ishte gjëja më e mirë për karrierën dhe suksesin tim, sepse ka njerëz në botë të cilëve nuk u pëlqen që shoqërohem me vajza”, vazhdoi aktorja.
Kristen foli më tej dhe për lidhjen e saj me bashkë protagonistin e “Twilight”, Robert Pattinson. Të dy ata u adhuruan nga një brez i tërë adoleshentësh, por marrëdhënia që zgjati nga 2009-ta deri në vitin 2012, nuk ishte e gjitha rozë.
“Kur ishim bashkë, nuk kemi qenë tamam një çift për tu marrë si shembull, duhej shumë mundim për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Kishim vendosur të mos flisnim për lidhjen tonë, sepse donim të mbetej vetëm e jona”, shton Kristen, që ndërkohë nuk e ka të vështirë sot të flasë hapur për jetën private e nuk i fsheh njerëzit me te cilët frekuentohet.
/Top Channel/