Stamboll | Kryeministri Berisha merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi

alt

Kryeministri Berisha, si i vetmi nga liderët themelues të kësaj nisme, prezent në këtë samit, vlerësoi vizionin e ish Presidentin Turgut Özal dhe Kryeministrit Suleyman Demirel, që themeluan këtë iniciativë. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare tha se “në këtë periudhë të krizës më të vështirë europiane e botërore, ky rajon ka disa nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë dhe disa nga ekonomitë me rritjen më të madhe në botë”. Gjithashtu, Berisha vuri në dukje se “nëse shohim marrëdhëniet midis vendeve tona, ato nuk kanë qenë asnjëherë më të mira se në këtë periudhë dhe në e rëndësishmja, asnjëherë më shumë se sot, vendet tona nuk kanë qenë të lira e demokratike, sesa jemi sot”. Kryeministri Berisha, shprehu besimin “në këtë 20 vjetor, ne kemi arsye të shohim për një horizont të re, sepse ky rajon është një nga rajonet më strategjikë në botë, është rajon që lidh kontinentet më të mëdha, tregjet më të mëdha në botë dhe civilizimet më të zhvilluara botërore”. “Ndaj vendet tona dhe BESC besoj se duhet të ecin përpara të përmirësojnë më shpejt dhe më tej infrastrukturat që lidhin vendet tona me njëri-tjetrin. Pavarësisht progresit, rajoni ka nevojë për një infrastrukturë të përshtatshme. Ekzistojnë disa iniciativa të rëndësishme në këtë drejtim”, sqaroi kreu i ekzekutivit. Gjithashtu, kryeministri përshëndeti qeverinë e Azerbajxhanit për projektet tepër të rëndësishme rajonale për naftën dhe gazin. “Duhet të mbajmë parasysh se rruga më e vjetër që lidhte kontinentet kalonte përmes këtij rajoni, rruga Egnatia, rruga e mëndafshit. Ka një debat të gjatë për korridorin 8-të, i cili është një mijë kilometra dhe që besoj se ka ardhur koha që vendet tona të angazhohen për ndërtimin e këtij Korridori, i cili është edhe një nga segmentet kryesore e më të rëndësishme të rrugës së mëndafshit”, vlerësoi Kryeministri. Më tej, Berisha tha se janë më pak se 150 kilometra të këtij Korridori që mungojnë midis Bullgarisë e Maqedoni dhe Maqedonisë e Shqipërisë dhe tregtia do të kalojë nga Tiranë në Pekin. “Ne shpresojmë që në vitet që vijnë, BESC, në interesin më të mirë të vendeve tona dhe të zhvillimit global, të ndjekë një politikë më agresive në drejtim të rindërtimit të infrastrukturave lidhëse ndërkombëtare”, u shpreh ai. Kreu i ekzekutivit nënvizoi se “Shqipëria është një vend i vogël, por i mbahet angazhimeve të saj. Ne po punojnë fort për Korridorin 8-të dhe do ta ndërtojnë pjesën tonë”. “Ne do të lidhemi me Maqedoninë me një sistem hekurudhor, gjithashtu. Unë mendoj se ka ardhur koha që vendi ynë, i cili janë shumë më ndryshe se 20 vjet më parë, të angazhohet në realizimin e këtyre lidhjeve të mëdha. Kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi ai. Lidhur me Kosovës, Berisha tha se pavarësia e Kosovës ka sjellë paqe e stabilitet në rajon”. “Është fakt se Beogradi është angazhuar në interes të saj, në një dialog dhe unë përshëndes dialogun që ekziston midis Prishtinës dhe Beogradit dhe mbështes plotësisht marrëveshjen që këto dy vende arritën në Bruksel. Ne shpresojmë se duke pranuar dhe jo përjashtuar njëri-tjetrin do të ndërtojmë të ardhmen që vendet tona meritojnë”, përfundoi Kryeministri Berisha. Iniciativa e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është themeluar në vitin 1992 dhe përfshin 11 vende anëtare: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve anëtare.