Sri Lanka – Ish shefi i ushtrisë para gjykatës

Fonseka, i cili doli i humbur në zgjedhjet presidenciale, akuzohet gjithashtu se ka shkelur procedurat ushtarake të prokurimit. Ai thotë se akuzat janë të motivuara politikisht dhe synojnë të ndalojnë kundërshtimet e tij për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në prill. Gjenerali Fonseka u arrestua nga ushtria muajin e kaluar. Protesta të shumta u zhvilluan kundër arrestimit dhe gjykimit të tij në Kolombo. Fonseka ishte në krye të ushtrisë së Sri Lankës kur ajo mposhti rebelët e fraksionit Tigrat e Tamilit pas një beteje që zgjaste prej 25 vjetësh.

Advertisement