Kjo teknikë, e raportuar tashmë dhe në Cell Reports, mund të ndihmojë mijëra meshkuj steril që të bëhen baballarë. Autorët shpjegojnë: “Sot njihen shumë teknika në lidhje me këtë problem, një prej të cilave është trajtimi i spermatozoidëve me metoda të ndryshme, të cilët mund të bëhen më pas aktiv gjatë farëzimit artificial. Por kjo teknikë nuk ndihmon ata pacientë që në rininë e tyre apo gjatë fazës së pubertitetit mund të kenë kaluar një sëmundje kancerogjene. Duke përdorur këtë teknikë të re “të lëkurës” edhe këta meshkuj mund të bëhen në të ardhmen baballarë gjenetikë”. Kjo është një teknikë e cila duhet zbuluar.
Ekipi i studiuesve amerikanë kanë bashkuar një përzierje kimikatesh me material të marrë nga lëkura njerëzore, duke e shndërruar atë më pas në një qelizë të fuqishme të ngjashme me ato embrionalet. Në këtë pikë, ekipi i drejtuar nga Charlesw Easley, mendon se ka hedhur pas krahëve pjesën më të vështirë. Kjo do të thotë se tani janë shumë afër hapit final, atij të fekondimit në vezore. Megjithatë duhet pranuar se rreziku është i madh dhe se teknika është akoma shumë larg përdorimit në praktikë.
Një nga problemet më të mëdha është ai i vetë fëmijës. Si do të cilësohet ai? Si i ardhur në jetë nga një lindje me metodë natyrale apo gjysëm artificiale?