Spartak Ngjela “godet” sërish: Çfarë më ndodh kur shikoj një grua seksi?

A kanë frikë burrat nga femrat e bukura?, kjo ishte tema e “Trotuar” në e Diell ditën e sotme.

I ftuar në panel për të diskutuar ishte edhe avokati Spartak Ngjela i cili është shprehur se ‘nëse femra do të ishte e bukur, do të binte në dashuri’.

Advertisement

Problemi nuk është intelekti, tha avokati, por fjala. Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.

“Mund të jem edhe i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.

Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja.”