Spanjë – Shpërthejnë tre bomba në Palma de Majorka

Organizata kishte lajmeruar venien e tre bombave qe do te kishin shperthyer ndërmjet orës 14 dhe 18. Bomba e parë ka shpërthyer rreth orës 14:25 në banjën e restorantit italian “La Rigoletta” i cili ishte evakuuar nga policia menjëherë pas telefonatës. Sipas agjencisë së shtypit Efe, bomba e dytë është gjetur dhe caktivizuar rreth orës 16 nga TEDAX (Teknikët Specialistë në Caktivizimin e Eksplozivëve). Ndërsa bomba e tretë ka shpërthyer në katin e nëndheshëm të Plaza Major, ku ndodhen vend parkime dhe dyqane. Gjatë ditës së djeshme ETA kishte publikuar një komunikatë nëpërmjet së cilës merrte përsipër një sërë atentatesh të kryera muajin e shkuar, prej të cilave u vranë tre persona dhe u plagosën 60 të tjerë. Ndërmjet atentateve të marra përsipër është dhe ai i 30 korrikut në Palmanova, Palma de Majorka ku humbën jetën dy agjentë. ETA është formuar 50 vjet më parë, më 31 korrik 1959, dhe është përgjegjëse për vdekjen e 828 personave që nga atentati i parë i kryer më 7 qershor 1968. Organizata terroriste i rifilloi atentatet në gjysmën e 2007, pas një armëpushimi prej 15 muajsh dhe negociatave të dështuara me qeverinë e José Luis Rodriguez Zapatero.

Advertisement