Spanjë – Kosova do të përfaqësohet si e pavarur në samitin e BE

Presidenca spanjolle e BE-së planifikon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë me liderët ballkanik në Sarajevë, në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit. “Mendoj se ne do të kemi sukses që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, tha Moratinos në Bruksel. Të mos harrojmë se Spanja është një vend që jo vetëm nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, por shfaqet edhe shumë kritike ndaj saj.

Advertisement