Gjatë manifestimeve, të organizuara nga sindikatat, disa dhjetra të rinj, shumica e të cilëve me maska, kanë sulmuar me gurë dyqane dhe forcat e policisë. Përleshjet me repartet kundër protestave zgjatën deri në mbrëmje, kur u arrestuan rreth 40 persona, që u kishin vënë zjarrin makinave dhe policisë.


