Sozia i Di Caprios në Rusi

Do të ishte e vështirë të gjeje dikë që nuk e njeh fytyrën e Leonardo Di Caprios. Aktori, tre herë fitues i Golden Globes ka luajtur në një sërë filmash dhe ka udhëtuar në gjithë botën duke folur për çështjet e klimës.

Por çfarë do të ndodhte në se 41-vjeçari Leo mos të kishte lindur me talentin për ekranin e madh?

Advertisement

Ndoshta ai do të gjente veten duke punuar si polic në Rusi, ashtu si sozia i tij.

Polici rus që i ngjan Leos, emri i të cilit nuk dihet, u bë i njohur nga media ruse. Ndoshta ai mund të jetë pak më i shëndoshë por ka shumë ngjashmëri me aktorin.